Foto: Koha / Ilustrim

Caktohet masa e paraburgimit ndaj një të pandehuri për krime lufte

12 Dhjetor 2016 - 10:41      

Gjykata Themelore në Prishtinë –Departamenti për Krime të Rënda me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.B, njofton kumtesa nga Gjykata Themelore, transmeton Koha.net.

I pandehur dyshohet të ketë kryer veprat penale Krime lufte kundër popullatës civile të paraparë dhe në kundërshtim me nenin 22 dhe 142 të Kodit të RSFJ që aktualisht është e dënueshme sipas neneve 23 dhe 120 të Kodit Penal të Kosovës, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një ( 1 ) muaji dhe atë duke filluar prej dt. 09.12.2016, deri me datën 09.01.2017.

I pandehuri S.B, pjesëtar i komunitetit rom, shtetas i Republikës së Serbisë është arrestuar me dt. 09.12.2016.

I njëjti është ekstraduar në Republikën e Kosovës nga BeH  sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së  Kosovës-prokurori i EULEX-it.

Arsye për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit S.B është se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.B dhe i bashkëakuzuari I. R. cili është i dënuar si dhe persona tjerë si anëtarë të forcave paramilitare serbe, kanë marrë pjesë në rrahje dhe tortura të qytetarëve shqiptarë të mbledhur në një stacion të autobusëve në Fushë Kosovë, me datën 25 mars 1999.

Të pandehurit ishin të veshur me uniforma paramilitare dhe ishin të armatosur me pushkë automatike. Kishin ardhur në vend-ngjarje ku kishin rrethuar civilët, kanë ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët, ata i rrahën dhe torturuan burrat të cilët më vonë ishin gjetur në vendngjarje. Disa prej meshkujve që ishin rrahur u urdhëruan që të hipin në një veturë të blinduar dhe ishin dërguar në drejtim të panjohur. Haki Bajrami i cili ishte ndarë nga grupi dhe ishte rrëmbyer. Trupi i tij ishte gjetur në një varrezë masive në Dragodan dhe ishte identifikuar më 17.08.2000.

Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit S.B sepse ekziston rreziku i lartë i arratisjes së të pandehurit S.B pasi që i njëjti i është shmangur drejtësisë dhe juridiksionit të Kosovës për katër vitet e fundit.

Po ashtu duke marrë parasysh rrethanën se i pandehuri S.B e ka shtetësinë e Republikës së Serbisë dhe nuk ka shtetësi të Republikës së Kosovës tregon rrezikun se nëse të pandehurit nuk i caktohet masa e paraburgimit, ai mund të arratiset dhe do të jetë i paarritshëm për organet e drejtësisë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...