Foto: Reuters

Kosova, “temë konstante” Rusi – Serbi

12 Dhjetor 2016 - 11:34      

Çështja e Kosovës është temë e vazhdueshme në marrëdhëniet ndërmjet Rusisë e Serbisë. Për këtë çështje pritet të bisedohet sërish në Beograd ndërmjet zyrtarëve serbë dhe shefit të diplomacisë ruse, transmeton Koha.net.

Sot në Beograd, për një vizitë dyditëshe, shkon ministri rus i Punëve të Jashtme Sergei Lavrov. Ai, atje, pritet të takohet me zyrtarët më të lartë të Serbisë. Në ndërkohë në kryeqytetin serb spekulohet se cilat mund të jenë temat për të cilat do të bisedohet.

Tema e parë, natyrisht është, Kosova. Kështu, të paktën, ka thënë drejtoresha e Qendrës për Politikë të Jashtme Aleksandra Joksimoviq, e cila ka saktësuar se ndërmjet Serbisë e Rusisë ekzistojnë tema konstante bisedash.

“Njëra nga këto tema është qëndrimi i Rusisë ndaj Kosovës, përkatësisht faktit se Rusia s’e ka njohur Kosovën, se nuk e ka ndërmend ta njohë dhe se këtë qëndrim e mbron edhe në Kombet e Bashkuara”, citon rts të ketë thënë Joksimoviq.

Sipas saj, në bisedime do të flitet edhe për Qendrën ruse të Nishit, e cila në Serbi quhet qendër humanitare ndërsa në Perëndim bazë e Rusisë.

Statuti i kësaj qendre deri më tash e ka shtyrë disa herë vizitën e kryeministrit rus, Dmitri Medvedev, në Serbi.

Në bisedime pritet të flitet edhe për “neutralitetin” e Serbisë, situatën në rajon me vështrim të veçantë për Maqedoninë e Malin e Zi. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...