Gjeopolitika e Maqedonisë

12 Dhjetor 2016 - 09:49      

Qytetarët e Maqedonisë votuan të dietën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërkohë që vendi aspiron për integrimin euroatlantik.

Më poshtë një shkrim i AA për gjeopolitikën e vendit ballkanik, Maqedonisë:

Emri: Maqedonia është pranuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara me këtë emër të përkohshëm në vitin 1993. Athina e konsideron emrin ”Maqedoni” si pjesë ekskluzive të trashëgimisë së saj historike kombëtare.

Greqia përdori gjithashtu në prill 2008 të drejtën e saj të vetos për të bllokuar anëtarësimin e Shkupit në NATO dhe kërcënoi se do të bëjë të njëjtën gjë për integrimin e Maqedonisë në BE, për sa kohë nuk do të zgjidhet mosmarrëveshja me Shkupin lidhur me emrin e Maqedonisë.

Gjeografia: Maqedonia është një vend pa dalje në det, që kufizohet me Serbinë në lindje, me Kosovë në veri, me Bullgarinë në lindje, me Greqinë në jug dhe me Shqipërinë në perëndim.

Sipërfaqja: 25 333 kilometra katrorë.

Kryeqytet: Shkupi

Popullsia: Rreth dy milionë banorë, 64,2 për qind e të cilëve janë maqedonas, 25,2 për qind shqiptarë, 3,8 për qind turq, 2,7 për qind romë dhe 2,2 për qind serbë, sipas regjistrimit të fundit të vitit 2002.

Feja: Ortodoksë 67 për qind, myslimanë sunitë 30 për qind.

Historia: Ngushtësisht e lidhur me historinë bizantine dhe me Perandorinë Otomane deri në luftërat ballkanike të viteve 1912-1913. Rajoni gjeografik i Maqedonisë është i ndarë mes Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Maqedonia është bërë një nga gjashtë republikat përbërëse të Federatës jugosllave.

Maqedonia shpalli pavarësinë më 8 shtator 1991.

Marrëveshjet e Ohrit janë nënshkruar më 13 gusht 2001, nën mbikëqyrjen e komunitetit ndërkombëtar dhe në veçanti të Bashkimit Evropian. Ato i dhanë fund një rebelimi shtatë mujor të komunitetit etnik shqiptar dhe i dhanë më tepër të drejta politike dhe qytetare shqiptarëve të vendit.

Institucionet politike: Zgjedhje legjislative çdo katër vjet. Zgjedhjet aktuale janë të parakohshme.

Presidenti, i cili zgjidhet për një mandat pesëvjeçar, emëron kryeministrin dhe anëtarët e qeverisë.

Ekonomia: Ende gjerësisht e mbizotëruar nga bujqësia (blegtoria, drithërat, duhani). Burimet minerare të shumta, si hekuri, zinku, plumbi, bakri.

Papunësia: 30 për qind e popullsisë aktive.

Forcat e armatosura: Ushtria profesioniste e përbërë nga 7 000 ushtarë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...