Foto: Reuters

Gruevski fitues në Maqedoni, shqiptarët, këta humbës të mëdhenj

12 Dhjetor 2016 - 08:06      

VMRO-DMPNE e Nikola Gruevskit ka dalë parti e parë në këto zgjedhje, duke fituar 51 mandate deputetësh, 2 më shumë se LSDM e Zoran Zaev.

Nga 120 mandate deputetësh që dalin nga këto zgjedhje, dy partitë kryesore maqedonase kanë fituar 100 deputetë, ndërsa 20 mandatet e tjera janë ndarë mes 4 partive shqiptare.

Gruevski ka thënë se qytetarët i besuan partisë së tij dhe vizionit të VMRO-së, e këto janë zgjedhjet e 10-ta radhazi të fituara prej tyre.

Ai i ka cilësuar zgjedhjet si korrekte dhe të suksesshme, që sipas tij kanë dëshmuar se Maqedonia është një vend demokratik. “Kemi fituar zgjedhjet, jemi fitues me mbi 400 mijë vota. Urime për zgjedhje të suksesshme. Patëm zgjedhje korrekte dhe demokratike. Kjo është fitorja e 10 me radhë. Qytetarë mbështetën koalicionin tonë”, tha Gruevski.

20 deputetët e tjerë janë ndarë mes partive shqiptare, të cilat duket se në këto zgjedhje kanë humbur terren.

10 mandate deputetësh ka fituar BDI, 5 “Lëvizja Besa”, tre mandate ka fituar Aleanca për Shqiptarët dhe PDSH ka marrë vetëm dy. 

Ajo që është e sigurt është humbja e mandateve të deputetëve nga radhët e shqiptarëve. Për numrin e saktë të kësaj humbje ka shumë variante. Deri në nëntë deputetë më pak është thënë së paku jozyrtarisht se do të kenë shqiptarët nga këto zgjedhje.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...