Kodi telefonik për Kosovën*

12 Dhjetor 2016 - 07:21      

Unioni Ndërkombëtar për Telekomin (ITU) “shumë shpejt”, sipas BE-së, do të botojë në buletinin zyrtar vendimin për t’i dhënë Kosovës në përdorim kodin ndërkombëtar të telefonisë ++383.

Pasi buletinet e tilla publikohen zakonisht me datat 1 dhe 15 të muajt, sipas të gjitha gjasave, vendimi për rastin e Kosovës do të bëhet publik këtë të mërkurë, shkruan sot Koha Ditore.

Por mbeten ende të paqarta disa karakteristika juridike të dhënies së këtij kodi për Kosovën për të cilin kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri, insiston se do të jetë “kod ndërkombëtar për shtetin e Kosovës sikur për secilin shtet tjetër të botës”, e pala serbe thotë se “do të jetë kod për përdorim në një hapësirë gjeografike që është pjesë e Serbisë, sikurse Tajvani që është pjesë e Kinës”.

Ndërkohë ka njoftime të pakonfirmuara se Serbia në letrën e saj që tashmë i ka dërguar ITU-s, me të cilën ka dhënë pajtimin që për Kosovën të ndahet kodi ndërkombëtar, ka shkruar në këtë letër se ky do të jetë kod gjeografik. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...