Foto: Koha / ilustrim

Shkeljet në procedura tenderuese kalojnë në heshtje

12 Dhjetor 2016 - 06:30      

Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) edhe këtë vit ka evidentuar shumë shkelje të procedurave tenderuese nga autoritetet kontraktuese.

Janë afro 90 autoritete kontraktuese që kanë shpërfillur procedurat ligjore, shkruan sot Koha Ditore.

Por, me gjithë këto evidentime të OSHP-së, përfaqësues të organizatave monitoruese të prokurimit publik e shohin si shqetësues mosmarrjen e masave nga institucionet gjegjëse që këto shkelje të evitohen dhe të mos përsëriten.

Ata thonë se pa përmirësimin e këtij sektori është vështirë të luftohen korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Evidentimi i shkeljeve dhe kalimi i tyre me heshtje të institucioneve dhe autoriteteve kontraktuese, sipas tyre, është bërë traditë dhe po përcillet nga viti në vit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...