BDI merr primatin tek partitë shqiptare

11 Dhjetor 2016 - 23:14      

Trendi i rezultateve ka ndërruar pozitivisht për BDI-në e negativisht për koalicionin Besa, kur në Maqedoni janë numëruar fiks 67.40 për qind të votave.

Në këtë nivel, BDI-ja ka dalë partia e parë më e votuar në mesin e partive shqiptare, me 6.80 për qind, ndërsa Besa ka rënë drastikisht në 4,07 për qind. Aleanca për Shqiptarët mori 2.63 për qind, ndërsa PDSH-ja ka rënë po ashtu, në 2.39 për qind.

Te partitë maqedonase VMRO-DPMNE po mban primatin me 40.35 për qind, duke mbajtur prapa LSDM-në me 36.45 për qind.

Në Maqedoni qeverinë e bënë partia fituese e zgjedhjeve nga radhët e maqedonasve me një parti shqiptare, natyrisht duke siguruar shumicën e votave të deputetëve në Kuvend.

Zyrtarisht, ky numër i votave të fituara ende nuk është përkthyer në mandate të deputetëve.

Pjesëmarrja në këto zgjedhje të parakohshme ka qenë e lartë, dhe ka mbërritur në 66.49 për qind e votuesve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...