Në Itali foshnja e braktisur shpëtohet nga shqiptari

11 Dhjetor 2016 - 22:57      

Në spital i vunë emrin Maria Lucia foshnjës së braktisur në qytetin e Brescias në veri të vendit dhe që tanimë është jashtë rrezikut falë ndërhyrjes së 44-vjeçarit shqiptar Zef Marku, emigrant prej vitesh në Itali që punon si portjer në një seminar.

Ai ka rrëfyer se për të do të mbetet një ditë e paharruar dhe plot emocione. Fillimisht një kalimtar e pati lajmëruar se pranë godinës ku punonte dëgjohej një zë, ndoshta një mace e braktisur.

Ai rrëfen se sikur kishte një parandjenjë dhe ka vrapuar jashtë ku në një kuti në vend të maces gjeti një foshnjë të mbështjellë me peshqir.

Nga frika e të ftohtit ai ka mbështjellë beben me një batanije dhe e ka futur brenda dhe më pas ka lajmëruar urgjencën, transmeton TCH.

Foshnja, dy kilogramë e gjysmë, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe tani karabinierët po kërkojnë prindërit, e cila do të përballet me akuzën e braktisjes së të miturit.

E vetmja shpresë për ta identifikuar është një grykashkë me një shkrim në portugalisht dhe telekamerat e sigurisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...