Rama komunikimin javor ua dedikon nxënësve shqiptarë që shkëlqyen në PISA [video]

11 Dhjetor 2016 - 21:54      

Programi ndërkombëtar i vlerësimit të nxënësve në kompetencat matematikore, shkencore dhe gjuhësore e vlerësoi Shqipërinë me 10 deri në 18 pikë më shumë, në edicionin e këtij viti.

Kryeministri Rama i kushtoi komunikimin e tij javor këtij lajmi duke deklaruar se kjo renditje është rezultat i reformës së qeverisë në arsimin parauniversitar.

“Shqipëria u rendit jo vetëm më mirë se vendet e tjera, por la pas 21 vende që në shumë aspekte janë shumë më të përparuara. Po të llogariteshin vetëm vajzat vendet e lëna pas do ishin 24, dihet lum kush ka vajza”, tha Rama.

Në përdorimin e kompetencave shkencore, 15-vjeçarët shqiptarë kanë një rritje me 18 pikë krahasuar me edicionin e kaluar, duke u renditur Shqipërinë të katërtën në grupin e vendeve me rritjen më të lartë të pikëve.

Në kompetencat matematikore një rritje po ashtu me 18 pikë ndërsa në kuptimin e saktë të asaj që lexojnë, nxënësit shqiptarë kishin një rritje me 10 pikë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...