11 Dhjetor 2016 - 22:30
Për shkak të kësaj, kostoja e prodhimit mbetet më e lartë duke i sjellë probleme jo edhe të vogla në një treg, në të cilin ai është vazhdimisht i sulmuar nga prodhimet e jashtme.
Ai ka thënë se qeveria duhet shumë më shumë të angazhohet për të ndihmuar prodhimin vendës.
Në Ministrinë e Financave nuk kanë dhënë shumë detaje rreth numrit të kompanive që kanë përfituar dhe vlerës financiare.
Kjo ministri vetëm ka konfirmuar se deri më tani, bizneset e vendit kanë bërë kërkesë për import të lëndës së parë.
Përderisa, importi i makinerive ka qenë shumë më i vogël.
Edhe pse e njëjta është në proces diskutimi të listës së lirimeve, por nuk ka pranuar të japë ndonjë detaj, me arsyetimin se lirimet e reja tatimore janë në punim e sipër dhe për të njëjtën nuk kanë ndonjë informacion.
Ndërkaq sipas të dhënave të ATK-së, numri i bizneseve që u është miratuar kërkesa për lirime nga pagesa e TVSH-së për lëndë të parë nga dhjetori i vitit të kaluar e deri në nëntorin e këtij viti, ka arritur në 187.
Ndërsa, sa u përket lirimeve për import të teknologjisë informative, numri i bizneseve që janë liruar ka qenë 12.
Vlera monetare e tyre ka arritur në 18 milionë euro.
Megjithëse u bënë këto lirime, ka pasur një numër kompanish që janë ankuar se është dashur të paguajnë tatime për pajisje të importuara, pasi të njëjtat për të kompletuar një makineri është dashur t’i sjellin nga vende të ndryshme dhe të ndara në pjesë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...