11 Dhjetor 2016 - 19:56
Kështu ka njoftuar faqja zyrtare e Qeverisë së Malit të Zi, ku është thënë se “takimi është realizuar me nismën e Isa Mustafës”.
Takimi i dy kryeministrave është zhvilluar në Shkodër, jashtë vëmendjes së mediave. Televizioni Ora news ka siguruar pamjet kur eskorta e kryeministrit Mustafa ka zbarkuar para hotelit ku është zhvilluar takimi.
Të dyja qeveritë kanë njoftuar më pas për takimin, mirëpo asnjëra nuk e ka përmendur çështjen e demarkacionit si temë të diskutimit.
“Bashkëbiseduesit, gjatë dialogut miqësor, kanë shqyrtuar çështjet aktuale bilaterale dhe u pajtuan që në periudhën e ardhshme, t’i japin një impuls shtesë bashkëpunimit, sidomos atij ekonomik ndërmjet të dyja vendeve”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Malit të Zi.
Kurse, Qeveria e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media, ka thënë se dy kryeministrat biseduan për çështjet që lidhen me bashkëpunimin bilateral si dhe u pajtuan për intensifikimin e përgjithshëm, sidomos të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve.
Kryeministri Mustafa dhe kryeministri Markoviq biseduan edhe për zhvillimet e tjera aktuale në rajon.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...