11 Dhjetor 2016 - 19:50
Taulant Qenaj, duke u thirrur në burime zyrtare atje ka treguar se më shumë se një mijë persona nuk kanë mundur të gjejnë emrin e tyre në listat e votimit, ndërsa ka pasur edhe mbushje të kutive të votimit. Një prej këtyre rasteve është regjistruar në Saraj.
Ka pasur edhe tendenca për blerje të votash, ndërsa njësoj si në Kosovë, me të rënë terri në disa vendvotime ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.
Për KTV-së ka folur edhe Arianit Xhaferi, njohës i rrethanave politike në Maqedoni.
Ai ka thënë se janë regjistruar disa parregullsi, përfshirë edhe mbushje kutish në disa vendvotime, mosgjetje të emrit në listën e votimit, derisa ka thënë se ndër problemet tjera është edhe fotografimi i në disa raste i fletëvotimit, që dyshohet se janë bërë për shitje votash.
Ai ka folur edhe për faktin se pjesëmarrja e shqiptarëve në Maqedoni është më e ultë se sa e atyre maqedonas. Ka shprehur edhe bindjen se kjo ka ardhur nga stërlodhje e qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë nga përfaqësimi i tyre në politikë. Në mungesë të perspektivës, shumë të rinj po kërkojnë azil edhe në vendet e huaja, ka thënë Xhaferi.
“Kjo do të ndikojë edhe në rënien e numrit të deputetëve shqiptarë, por edhe në cilësinë e atyre deputetëve që do të zgjidhen”, ka thënë ai. “Shpresojmë të ngjitet në skenë ndonjë fytyre e re shqiptare në skenën politike të Maqedonisë”, ka shtuar më pas.
Ndryshe, në orën 19:00 ka përfunduar procesi i votimit në Maqedoni. Qendrat e votimit janë hapur në orën 7:00 të mëngjesit dhe janë mbyllur në orën 19:00.
Zgjedhjet parlamentare ne Maqedoni janë ndër me të rëndësishmet në historinë e vendit pas pavarësimit, pasi nga to varet drejtimi i vendit i cili prej vitesh është zhytur në krizë të thellë politike.
Deri në ora 17:00 në të gjithë territorin e Maqedonisë kanë votuar mbi 60.43 për qind.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...