Hoxhaj i telefonon Çavusoglút për ta ngushëlluar për sulmet në Stamboll

11 Dhjetor 2016 - 19:36      

Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, përmes një bisede telefonike, i ka shprehur ngushëllime homologut të tij, ministrit të Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu për viktimat e sulmit të mbrëmshëm në Stamboll.

Hoxhaj ka dënuar ashpër sulmet e mbrëmshme në Stamboll dhe i ka shprehur ngushëllime homologut turk për viktimat e dy sulmeve të njëpasnjëshme, që lanë dhjetra të vdekur.

Gjatë bisedës, Hoxhaj i ka shprehur mbështetjen Çavuşoğlut dhe popullit turk, ndërsa ka thënë se Kosova i gjendet pranë Turqisë për ta mbështetur në këto momente të vështira.

Mbrëmë Stambolli ishte cak i dy sulmeve të njëpasnjëshme ku pati dhjetëra të vdekur dhe të lënduar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...