11 Dhjetor 2016 - 20:22
Kjo çështje dhe humbja e vazhdueshme e tokës bujqësore, një fenomen që nuk po arrihet të ndalet ka zënë një vend të rëndësishëm në Raportin e Progresit, raporton KTV.
Në këtë raport, përmenden milionat e dhëna në sektorin e bujqësisë përmes granteve dhe subvencioneve, mirëpo, produktiviteti i këtij sektori mbetet shumë i vogël.
Shqetësuese për evropianët mbetet edhe humbja e tokës së punueshme.
“Ndryshimet e paligjshme në përdorimin e tokës bujqësore mbetet një pengesë për zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe minojnë zbatimin efektiv të ligjit për planifikimin hapësinor. Nuk ka asnjë informacion se sa toka bujqësore kanë humbur në baza vjetore në Kosovë, as nuk ka ndonjë strategji apo plan veprimi për të adresuar këto ndryshime të paligjshme”, përmend raporti i publikuar pak kohë më parë.
Raporti thotë se është bërë pak në zbatimin e skemave të rregullimit të tokës për të ndihmuar në sigurimin e qëndrueshmërisë ekonomike të fermave bujqësore dhe të krijojnë kushte për arsimim fermerëve, si një nga parakushtet për zhvillimin e qëndrueshëm në sektorin e bujqësisë.
Në Ministrinë e Bujqësisë pranojnë të gjeturat në raport.
Sa i përket rritjes së prodhimtarisë thonë të ketë pasur përmirësime të ndjeshme viteve të fundit, të cilat kanë ndikuar edhe në rritjen e eksportit të produkteve bujqësore.
Mirëpo, pranojnë se sfidë e madhe është ruajtja e tokës së punueshme, pasi janë disa institucione që kanë përgjegjësi në këtë proces.
Shqetësime për humbjen e tokës dhe përmbajtjen e raportit të Progresit shprehin edhe shoqata e këtij sektori.
Drejtuesit e Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës japin një numër rekomandimesh për rregullimin e situatës.
Edhe të dhënat doganës flasin për një ulje të eksportit të produkteve ushqimore.
Derisa në vitin e kaluar kemi eksportuar 2.6 milionë produkte të ndryshme nga bujqësia, deri më tani këtë vit janë eksportuar 200 mijë euro më pak.
Toka bujqësore në Kosovë po humbet, alarmi... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...