Raport i KTV-së për krejt çka ndodhi me zgjedhjet në Maqedoni deri në orën 17:00 [video]

11 Dhjetor 2016 - 19:04      

Me shpresën për ndryshim rrënjësor, qytetarët shqiptarë të Maqedonisë u janë drejtuar kutive të votimit.

Në këto zgjedhje, garojnë 5 subjekte shqiptare, nga të cilat qytetarët presin t’i përmbushin premtimet e tyre elektorale, raporton KTV.

Në orët e paradites, në Shkup, numri i votuesve nuk ka qenë në nivelin e pritur, derisa nuk është raportuar për parregullsi.

Edhe liderët politikë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka raportuar se deri në orën 17, kanë votuar rreth 60% e votuesve në gjitha njësitë zgjedhore.

Derisa në MPB kanë konfirmuar arrestimin e 37 vjeçarit, për shkak të fotografimit të fletëvotimit në vendvotim.

Të drejtë vote kanë rreth 1.8 milion shtetas, të cilët duhet të zgjedhin përbërjen e re parlamentare prej 120 deputetësh.

Zgjedhjet po mbahen sipas sistemit proporcional me lista të mbyllura, dhe ato po zhvillohen në gjashtë njësi zgjedhore, ku çdonjëra prej tyre nxjerr nga 20 deputetë.


Raport i KTV-së për krejt çka ndodhi me... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...