11 Dhjetor 2016 - 17:47
Nuk jepen shumë detaje në asnjërën prej tyre, por thuhet se aty u diskutua për çështje që lidhen me bashkëpunimin bilateral.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u takua sot në Shkodër me kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq. Gjatë takimit miqësor, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi, dy kryeministrat biseduan për çështjet që lidhen me bashkëpunimin bilateral si dhe u pajtuan për intensifikimin e përgjithshëm, sidomos të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy shteteve”, thuhet në njoftim.
“Kryeministri Mustafa dhe kryeministri Markoviq biseduan edhe për zhvillimet tjera aktuale në rajon”, thuhet më tej aty.
Mustafa dhe Markoviq u takuan sot në një takim të paparalajmëruar e të pazakontë për një ditë vikendi.
Takimi u mbajt në një restorant në Shkodër, dhe u kap nga mediet pasi vunë re prezencën e madhe të makinave zyrtare nga Kosova dhe Mali i Zi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...