Foto: Koha / ilustrim

Mot i ftohtë në pesë ditët e ardhshme në Kosovë

11 Dhjetor 2016 - 17:22      

Në pesë ditët e ardhshme moti në Kosovë do të jetë i ftohtë, bën të ditur përmes një komunikate për media IHMK.

“Masat e ajrit me origjinë polare do të jenë prezent mbi vendin tonë gjatë gjithë kësaj periudhe të parashikimit. Nga dita e hënë deri të enjten temperaturat do të lëvizin ndërmjet -2 deri në -4 gradë Celsius, kurse nga dita e enjte e tutje këto masa të ftohta do të jenë më të përqendruara mbi vendin tonë duke krijuar kushte që temperaturat të ulen dukshëm në dy vlerat ekstreme ( minimalet dhe maksimalet)”, thotë IHMK, transmeton Koha.net.

Të hënën dhe të enjten IHMK thotë se do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende mund të sjellin reshje të dobëta.

“Temperaturat minimale në pjesën e dytë të javës parashihen të ulen deri -9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Presioni atmosferik vazhdon të mbetet i lartë, mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s”, bën të ditur IHMK.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...