11 Dhjetor 2016 - 17:23
Kjo, sipas tij shkon në favor të opozitës.
“Kemi parë një dalje më masive të votuesve. Kjo flet për një motivim të qytetarëve që të dalin në zgjedhje dhe të bëjnë ndryshimin në Maqedoni. Shumicën e rasteve votuesit e partive politike në pushtet dalin pothuajse qind për qind, por kjo dalje mund të shkojë në favor të opozitës që pret t’i fitojë këto zgjedhje”, ka thënë ai.
Nga ajo që pritet nga këto zgjedhje, Neziri ka thënë se dy partitë kryesore maqedonase do të mund të marrin numër të përafërt të deputetëve në Kuvend, por e pamjaftueshme për të bërë qeverinë.
“Fituesi në taborin shqiptar pra në këtë situatë, pritet të ketë një rol vendimtar, nëse e krahasojmë me Shqipërinë mund ta themi një rol si të Ilir Metës me LSI-në, pra një pozicion i fuqishëm i cili po të shfrytëzohej mund të ndihmonte për ndryshime shumë më thelbësore më rrënjësore për të arritur qëllimet e shqiptarëve”, ka thënë Neziri, për KTV, përcjell Koha.net.
Ai ka folur edhe për problemet që shoqëruan edhe këto zgjedhje, si prezenca e personave të paautorizuar afër qendrave të votimit, votime në grup e të tjera, por ka shprehur bindjen se këto nuk do të mund të ndikojnë në rezultatin final të zgjedhjeve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...