Takim i papritur për demarkacion mes Mustafës dhe kryeministrit malazez në Shkodër [video]

11 Dhjetor 2016 - 15:51      

Në një nga hotelet e qytetit të Shkodrës pati një takim kokë më kokë mes kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe kryeministrit malazes, Dushko Markoviç.

Takimi i paparalajmëruar është vënë re vetëm nga prania e automjeteve shtetërore të Kosovës dhe Malit të Zi në parkimin para hotelit ku dy kryeministrat biseduan, transmeton top-channel.

Zyrtarisht nuk ka asnjë njoftim se çfarë Mustafa dhe Markoviç kanë diskutuar mes tyre, por mendohet se ky takim, në një zonë neutrale, mund të jetë për të biseduar çështjen e demarkacionit mes dy vendeve.

Kryeministri malazes u largua nga ambientet e hotelit rreth orës 14:30, në drejtim të Malit të Zi, ndërsa më pas ka lëvizur edhe eskorta e kryeministrit Isa Mustafa.

Më poshtë keni pamje nga OraNews nga shkuarja e liderëve në takim.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...