Foto: Reuters

Sulmet në Stamboll e në Kajro Hamiti i quan çmenduri

11 Dhjetor 2016 - 14:42      

Xhabir Hamiti, profesor në Fakultetin e Studimeve Islame, përmes llogarisë së vet në Facebook ka dënuar sulmet e mbrëmshme në Stamboll me ç’rast u vranë 38 persona si dhe sulmet në katedralen e Kajros ku u vranë 22 veta, transmeton Koha.net.

Hamiti ka thënë se aktet e tilla janë çmenduri e skajshme e aktorëve monstruozë, të cilat nuk justifikohen.

Sulmet e mbrëmshme në Stamboll si dhe në Katedralen e Egjiptit, të cilat derdhën gjakun e njerëzve të pafajshëm dhe në pabesi, nuk kanë emër tjetër veç se çmenduri e skajshme e aktorëve monstruoz, e cila nuk justifikohet me asnjë normë njerëzore,hyjnore e as rregull tokësore, ka shkruar i dhe ka shtuar:

Tanimë është sqaruar për të gjithë dhe përfundimisht, se terrorizmi nuk ka të bëjë asgjë me Zotin dhe mësimet e Tij. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...