“Fjala” kërkon ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë

11 Dhjetor 2016 - 13:26      

Partia Fjala, përmes në kumtese për medie ka theksuar se ndërtimi i murit në Mitrovicë, është argument shtesë se bisedimet që po zhvillohen në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të ndërpriten, transmeton Koha.net.

Sipas kësaj partie, janë bërë shumë arsye që bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë të ndërpriten.

Ajo edhe i ka numëruar arsyet:

1. Moskthimi i personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë,
2. Arrestimet e vazhdueshme të qytetarëve të Kosovës që udhëtojnë nëpër Serbi,
3. Ndërtimi i murit në Mitrovicë,
4. Mosrespektimi i shumë marrëveshjeve të arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

“Fjala” mendonte se nga këto bisedime është duke përfituar Serbia, e cila përveç se ka fituar të drejtën që qytetarët e saj të lëvizin pa viza, ajo së shpejti pritet dhe të fiton të drejtën e kandidatit për të qenë pjesë e BE-së.

Ndërsa, Kosova, sipas kumtesës partiake, vazhdon të mbetet i vetmi vend i izoluar dhe i diskriminuar sa i përket liberalizimit të vizave.

Veç kësaj, përfundon kumtesa, Kosovës i kërkohet edhe të falë një pjesë të tokës (Demarkacioni me Malin e zi) që të fitoj të drejtën e lëvizjes së lirë, pa viza. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...