Foto: Koha

26 vjet të PD-së në Shqipëri

11 Dhjetor 2016 - 11:47      

“Partia do të ndryshojë sot veten, për të ndryshuar nesër Shqipërinë”, ka deklaruar sot Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike nga oborri i selisë së kësaj partie para qindra anëtarëve dhe qytetarëve të mbledhur nga i gjithë vendi për të përkujtuar 26-vjetorin e themelimit të kësaj partie.

Hapja e dyerve të selisë për të gjithë qytetarët ka simbolizuar vendimin për hapjen e kësaj partie ndaj të gjitha kategorive, shtresave pa përjashtim, për një përfaqësim dinjitoz të tyre në qeverinë e ardhshme të demokratëve.

“Partia Demokratike u soll shqiptarëve më shumë liri dhe demokraci i afroi ata më shumë me Evropën, - tha Basha. - Çfarëdo që kemi bërë mirë, nuk i fsheh ato që s'kemi bërë ose kemi bërë gabim. Shqipëria e vitit 1990 dhe ajo e 2016, janë larg njëra-tjetrës, por edhe afër 26 vite më vonë. E kam fjalë për kalbëzimin.

26 vite më vonë, Shqipëria është përsëri në fundin e një politike të kalbëzuar dhe që ka në thelb interesat politike, ekonomike dhe kriminale në krye të pushtetit. Ka korrupsionin sistem, drogën, sundimin, blerjen e votës. Ky është moçali, ky është kalbëzimi që u nxin jetën çdo shqiptari që u vret shpresën dhe i shtyn përsëri për në arrati njësoj si para 26 vitesh.

Ortakëria mes politikanëve dhe klientëve të partisë ka shkatërruar çdo mundësi për ekonomi të lirë të tregut. Ortakëria mes politikanëve dhe medias e shoqërisë civile ka dobësuar mekanizmat e kontrollit ndaj qeverisë. Etja për të marrë pushtetin me çdo kush ka sjellë kriminelët në majat e pushtetit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...