Shënohen disa parregullsi në zgjedhje në Maqedoni

11 Dhjetor 2016 - 10:16      

Asociacioni qytetar MOST, i cili ka vëzhgues në terren bën të ditur se të gjitha qendrat e votimit në Republikën e Maqedonisë janë hapur me kohë.

Kryetari i MOST-it Darko Aleksov në konferencën e parë për media përmendi disa incidente në këtë proces zgjedhor.

“Vendvotimi 1036 në komunën e Kumanovës është hapur me 15 minuta vonesë, qendra e votimit 2210 në komunën e Velesit është hapur me vonesë prej 30 minuta për shkak të mungesës së energjisë elektrike”, tha Aleksov.

Më pas ai shtoi se “Deri tani është regjistruar se në vendvotimin 1580/1 në komunën e Radovishit një votues e ka fotografuar fletëvotimin ku këshilli zgjedhor nuk e ka vërejtur dhe nuk ka reaguar. Në qendrën e votimit 2556 në komunën e Gjorçe Petrovit një votues e ka fotografuar fletëvotimin ku është thirr policia”, raporton AA.

Asociacioni qytetar MOST i ndjek zgjedhjet e parakohshme parlamentare me më shumë se 3.000 vëzhgues. Në qendrat e votimit janë të stacionuar 2.664 vëzhgues të cilët mbulojnë rreth 55 përqind të qendrave të votimit në Republikën e Maqedonisë.

Në mënyrë shtesë MOST ka 120 ekipe me nga dy vëzhgues të cilët do të ndjekin votimin në ato vende ku MOST nuk ka vëzhgues statik. 80 vëzhgues të MOST-it do të mbikëqyrin punën e të gjitha komisioneve zgjedhore komunale ndërsa do të mbikëqyret edhe puna e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Në zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentare marrin pjesë 11 subjekte politike prej të cilave gjashtë parti politike dhe pesë koalicione, me 58 lista dhe me 1.092 kandidatë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...