
11 Dhjetor 2016 - 08:19
Dita Ndërkombëtare e Maleve u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 11 dhjetor të vitit 2003 , pas shpalljes së Ditës Ndërkombëtar të maleve nga ana e OKB-së që shpalli në vitin 2002 , vuri në dukje nevojën e ndërgjegjësimit të vazhdueshëm mbi rëndësinë e Maleve.
Malet jo vetëm që sigurojnë furnizimin dhe mirëqenien e 720 milionë njerëzve në male nëpër botë, por në mënyrë indirekte përfitojnë miliarda më shumë që jetojnë në zona urbane, transmeton kp. Praktikisht, malet sjellin ujë të pastër, energji dhe ushqim- burime që do të jenë gjithnjë e më të pakta në dekadat e ardhshme.
Sidoqoftë, malet gjithashtu kanë shkallë të lartë të varfërisë, dhe janë jashtëzakonisht të prekshme nga ndryshimet klimatike, shpyllëzimet, degradimet e tokës dhe fatkeqësitë natyrore.
Mbetet sfidë, identifikimi i mundësive të reja dhe të duhura që mund të sjellin përfitime të dyja, komuniteteve malore dhe atyre në ultësira dhe që mund të çrrënjosnin varfërinë pa kontribuar në degradimin e ekosistemeve të brishta, malore.
Në Kosovë vazhdon shkatërrimi i maleve edhe pse ato janë të mbrojtura me ligj.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...