Muri serb i Mitrovicës dhe muri serb i Krushevcit

10 Dhjetor 2016 - 23:20      

Heshtas, ashtu siç është ngritur muri serb në anën veriore të Mitrovicës, Kosovë, është ngritur edhe një mur i ngjashëm në qytetin serb Krushevc, dhe pothuaj në të njëjtën kohë, transmeton Koha.net.

Të dy muret, kanë një qëllim: Ndarjen e serbëve nga përkatësitë tjera etnike.

Në Mitrovicë muri është ngritur për të penguar qarkullimin e shqiptarëve në pjesën veriore të Mitrovicës.

Në Krushevc, siç njofton “Al Jazeera”, muri është ngritur për të mbajtur të mbyllur dhe në geto nga serbët një lagje rome në këtë qytet.

Kundër murit në Mitrovicë është ngritur një gjysmë zëri nga pozita dhe një zë paksa më i lartë nga opozita e cila e ka kritikuar pozitën dhe mënyrën se si ajo po i zhvillon bisedimet në Bruksel.

Në Krushevc kundër murit kanë protestuar disa OJQ që luftojnë për të drejtat e romëve në Serbi.

Muri në Krushevc është i lartë 2 metra dhe i gjatë 120 metra.

Në Mitrovicë muri është i lartë dy metra e gjysmë.

OJQ–të në Krushevc , në protestë kanë tërhequr vërejtjen për racizmin në rritje në Serbi.

I vetmi dallim i këtyre dy mureve, ngritur nga serbët e me urdhër të autoriteteve të tyre, është vendndodhja e tyre: Muri në Mitrovicë është në shtetin e Kosovës e ai në Krushevc në shtetin e Serbisë.

Mund dhe të mos jetë rastësi ngritja e këtyre në prag të shënimit të Ditës Ndërkombëtare për të Drejta të Njeriut. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...