Foto: Koha / Ilustrim

“Serbia ka njoftuar BE–në për suspendim të drejtësisë paralele në Kosovë”

10 Dhjetor 2016 - 22:04      

“Edhe Beogradi e edhe Prishtina kanë ndërmarrë hapa përfundimtarë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Jurisprudencë", ka kumtuar Bashkimi Europian i cili i ka lavdëruar dy palët për këtë “arritje të rëndësishme”, transmeton Koha.net.

Në kumtesën e zëdhënëses së Komisionit Europian Maja Kocijançiç, theksohet se në “përputhje me vendimet e 30 nëntorit, Beogradi dhe Prishtina kanë ndërmarrë hapat përfundimtarë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për Jurisprudencë” dhe se “Serbia, më 9 dhjetor ka dërguar njoftimin për suspendimin e shërbimit të gjykatësve, prokurorëve dhe të personelit administrativ duke filluar që nga 10 janari i vitit 2017 gjë që kontribuon në integrimin e tyre në jurisprudencën kosovare”.

“Emërimi i gjykatësve, prokurorëve dhe personelit administrativ më 10 janar mundëson avancimin dhe dërgimin në vend të drejtësisë në gjithë Kosovën”, përfundon kumtesa.

Prishtina dhe Beogradi, me ndërmjetësim të BE-së, më 30 nëntor në Bruksel kanë arritur marrëveshjen për zbatimin e Marrëveshjes për Jurisprudencë të arritur më 9 shkurt 2015. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...