
10 Dhjetor 2016 - 21:22
Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun ka deklaruar se fillimi i punës së gjykatësve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë së Kosovës nuk do të thotë se institucionet e Serbisë po shuhen në Kosovë dhe ka shtuar se të gjitha, 29 autoritetet lokale nga Kosova, do të vazhdojnë së ekzistuari dhe së punuar në sistemin e Serbisë.
“Shteti po tregon se nuk po shuhen institucionet që janë në sistemin serb”, ka thënë Drecun për rts.
Ai ka thënë se miliona euro janë paraparë për vitin e ardhshëm për investime në Kosovë nga Serbia.
Drecun ka shtuar se sivjet janë dyfishuar mjetet investuese të Serbisë në Kosovë dhe se do të ndërtohen tri shkolla e pesë qendra të mëdha shëndetësore të Serbisë që funksionojnë dhe vazhdojnë të funksionojnë në sistemin e Serbisë.
“Shteti po tregon se dëshiron të jetë i pranishëm dhe se nuk do të dëbohet nga ato hapësira”, ka thënë Drecun duke ka shtuar se Qeveria e Serbisë po investon në kthimin dhe në qëndrimin e serbëve në Kosovë.
Ai ka theksuar se Serbia do të insistojë në formimin e Asociacionit të Komunave serbe dhe se ajo bashkësi do të financohet nga Serbia.
I pyetur nëse Kosova do ta kundërshtojë financimin e AKS-së nga Serbia, Drecun ka thënë se ky është kusht për mbijetesën e serbëve dhe se shqiptarët e kundërshtojnë këtë pasi e duan Kosovën etnikisht të pastër.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...