10 Dhjetor 2016 - 22:38
Në edicionin special të ditës së nesërme, lexuesit e kësaj gazete do të mund të lexojnë për ndarjen e drejtësisë nëpërmjet kanunit në oda, si dhe shumë artikuj të tjerë për kulturën, filmin dhe sportin.
“Gjyqësia para gjyqit” si thirrje për gjykimin e sistemit të drejtësisë, është titulli që bart temën e javës këtë të diel me “Koha Ditore”.
Në artikujt e numrit të kësaj të diele do të mund të lexoni për politizimin e sistemit gjyqësor dhe nevojën e drejtësisë për guxim.
Për joprofesionalizmin si problemin kryesor të Gjyqësorit, do të lexoni një intervistë me drejtorin e USAID-it në Kosovë, Patrick Wujick.
Më tutje, do të lexoni një reportazh për odat e drejtësisë ku vendoset drejtësi përmes kanunit dhe një tjetër për trashëgiminë e mohuar që sjell një histori 10 vjeçare të përpjekjes për të realizuar trashëgiminë pronësore.
Nga bota do të njiheni me qytetin e vogël që u pasurua prej lajmeve të rrejshme, si dhe me Brigita Jonsdottir, nga Partia e Piratëve të Islandës, si piratja e parë në pushtet.
Në faqet e kulturës do të ndeshni artin e Nebih Muriqit, piktorit të fatit të popullit, dhe çiftin muzikor të harmonisë, të një trombonisti dhe një pianisteje.
Përse dashuria duhet të mbizotërojë edhe aty ku ka kritikë e pakënaqësi do të lexoni te 7 shkronjat e solo-këngëtares Flaka Godanci, ndërsa te Monumenti do të njiheni me dy xhamitë e pasanikëve të një shekulli në Prizren.
Ndërkaq, adhuruesit e sportit do të njihen me Arbër Qerimin, i injoruar nga Kosova, por që tani është kapiten i Belgjikës, si dhe për tentimin për të kaluar Atlantikun me barkë me lopatë dore.
Të gjitha këto, si dhe artikuj të tjerë nga kinematografia, shkenca dhe moda, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të nesërm të Kohës Ditore.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
“Gjyqësori para gjyqit” by kohanet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...