Foto: Koha

Mbi 250 mijë armë pa leje në duart e kosovarëve [video]

10 Dhjetor 2016 - 19:10      

Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka të dhëna se sa armë ilegale janë në duar të qytetarëve të Kosovës që nga viti 2014, kur ishte bërë një anketim, raporton KTV.

Para dy vjetësh bazuar në të dhënat zyrtare, 260 mijë armë të paligjshme kanë qenë në pronësi të qytetarëve të Kosovës.

E në anën tjetër ky dikaster ka lëshuar vetëm 12 mijë leje për armë.

Nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë kritikojnë institucionet gjegjëse duke thënë që nuk po e marrin seriozisht këtë problem.

Plator Avdiu nga kjo qendër thotë se marrë parasysh numrin e madh të armëve ilegale, numri i konfiskimeve është shumë i vogël. Policia e Kosovës shpeshherë ndërmerr aksione për konfiskimin e këtyre armëve, ku vetëm gjatë këtij viti rreth 1000 armë pa leje ka konfiskuar. Sipas tyre përdorimi i armëve bëhet më shumë gjatë festave. Deri në shtator të këtij viti në Kosovë kanë ndodhur 23 vrasje si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit. 


Mbi 250 mijë armë pa leje në duart e kosovarëve by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...