Foto: Koha

Kush i quan qesharake deklaratat e Tahirit për murin [video]

10 Dhjetor 2016 - 19:04      

Muri që aktualisht është duke e ndarë Mitrovicën Jugore me atë Veriore, sipas Edita Tahirit, do të rrënohet, raporton KTV.

Ministrja për dialog ka thënë se deri sa të vijë koha për interpelancën e thirrur nga AAK-ja për kryeministrin e vendit, muri veçse do të jetë i rrënuar.

Por këto deklarata që vijnë nga Tahiri si qesharake i konsideron Sami Kurteshi anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

E Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, i ka thënë KTV-së se muri do të rrënohet, por sipas tij, dëmi tashmë është bërë, dhe se qeveria duhet të japë përgjegjësi për këtë. Në Lëvizjen Vetëvendosje madje nuk e përjashtojnë mundësinë që të ketë protesta, si formën e vetme e presionit, ndaj së cilës reagon qeveria. 


Kush i quan qesharake deklaratat e Tahirit për... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...