Foto: Koha / Ilustrim

Trashëgimia e mohuar

11 Dhjetor 2016 - 07:30      

Ka gati një dekadë që endet nëpër gjykatë për të realizuar një të drejtë që ligji ia njeh, por që vëllezërit po ia mohojnë. Thotë se nuk do të heqë dorë asnjëherë për të realizuar të drejtën e trashëgimisë pronësore. Për të marrë hisenë që i takon. Hisenë te baba!

Xh.I. (1951) ka kohë që jeton në Prishtinë, ku është martuar diku në vitin 1968. Në fshatin e lindjes, në komunën e Podujevës, e ka familjen “te baba”, shkruan sot “Koha Ditore”. Aty thotë se e ka edhe hisenë, që kërkon t’i ndahet nga trashëgimia që ka lënë babai i saj, M.K.

Vetë ky i fundit, që konsiderohet i zhdukur nga lufta e ‘99-s, kishte provuar para 34-35 vjetësh t’ia falte të bijës 20 arë tokë për bahçe. Por vajza, që ishte martuar në Prishtinë, thotë se kishte refuzuar, pasi e kishte të vështirë të kujdesej për bahçen nga kryeqyteti. Por, nuk ka hequr dorë edhe për trashëgiminë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...