Foto: Koha

AAK insiston për interpelancë dhe dorëheqje të Qeverisë

10 Dhjetor 2016 - 18:05      

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe nënkryetari i kësaj partie. Pal Lekaj ka reaguar pas deklaratës së Edita Tahirit, se nuk ka nevojë për interpelancë dhe shkarkime.

Lekaj, në reagimin e vet ka thënë se duhet mbajtur interpelanca dhe duhet dhënë dorëheqje qeveria, të cilën ai e ka quajtur tallëse dhe mashtruese!, transmeton Koha.net.

“ Jo vetëm që do të duhet të përgjigjet përmes interpelancës, por kryeministri dhe të gjithë vartësit e tij duhet të japin përgjegjësi për dështimet e vazhdueshme dhe dëmet që ia kanë shkaktuar Kosovës dhe qëndrueshmërisë se saj si shtet i pavarur, duke lejuar që Serbia të sillet siç asaj i bie më së miri për vete, të gjitha në kurriz të Kosovës” , ka thënë Lekaj.

Pal Lekaj, në fund deklaratat e Edita Tahirit, i ka quajtur akuj të Arktikut për Kosovën e jo flluska bore. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...