Demolli takon ministrat e Mbrojtjes të Kartës së Adriatikut A5–SHBA

10 Dhjetor 2016 - 16:30      

Në kuadër të margjinave të takimit të Ministrave të Mbrojtjes të Kartës së Adriatikut A5 –SHBA, që është zhvilluar në kështjellën e qytezës Trakoshqan të Kroacisë, ministri i FSK-së Haki Demolli ka pasur disa takime të rëndësishme me homologët e tij nga vendet pjesëmarrëse në këtë takim.

Siç njofton zyra e ministrit Demolli, në kuadër të takimeve bilaterale, ministri Demolli ka pasur takim njohës me zëvendëskryeministrin njëherësh ministrin e ri të Mbrojtjes së Kroacisë, Damir Krstiqeviq. Në takim është theksuar gatishmëria e thellimit të bashkëpunimit shumë të mirë të deritanishëm, në mes të MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë, me këtë rast pala kroate ka shprehur gatishmërinë për mbështetje edhe të kërkesave tjera nga Kosova që ndikojnë në thellimin e bashkëpunimit në mes të dy shteteve.

Në kuadër të takimeve dypalëshe, ministri Demolli pati takim njohës edhe me ministrin e ri të Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, ku gjatë takimit Boshkoviq ka shprehur gatishmërinë e mbështetjes në të gjitha sferat në interes të zhvillimit të FSK-së. Ministri Demolli i uroi atij detyrën e re dhe i shprehu gatishmërinë e mbështetjes reciproke në kuadër të synimeve të përbashkëta.

Ministri Demolli po ashtu në kuadër të takimeve bilaterale në këtë samit, pati takim edhe me përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes së Sllovenisë. Në takim dy palët ranë dakord për hartimin e planit bilateral të bashkëpunimit për vitin 2017.

Në këto takime ministri i FSK-së, Haki Demolli ishte i shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë për Politika dhe Plane, Faruk Geci dhe shefi i kabinetit të ministrit Demolli, Latif Leka. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...