Ende ekziston pabarazia gjinore

10 Dhjetor 2016 - 15:19      

Gratë në Kosovë sot janë në një pozitë më të mirë se që kanë qenë dje, mirëpo, ende përballen me paragjykime, stereotipa gjinore në frymën patriarkale.

Kështu u tha në kuvendin vjetor të 14-të të anëtarëve të Rrjetit të Grupit të Grave të Kosovës, ku është prezantuar edhe raporti vjetor i punës së kësaj organizate, shkruan kosovapress.

Kryetarja e Bordit të RrGGK, Ariana Qosaj-Mustafa tha se barazia gjinore ka përjetuar përmirësime ndër vite por gratë në vendimmarrje e dinë sa vështirë është të bëhen ndryshime.

“Mirëpo, kjo nuk do të thotë se ne jemi mirë, barazia gjinore edhe pse ka përjetua disa përmirësime nëpër vite, besoj që ende ekziston jo-barazia. Ajo është shumë prezentë, ndoshta pak më pak më e sofistikuar edhe më e fshehur. E dinë edhe gratë në vendimmarrje të cilat kanë pasur përvojë të ballafaqohen në procesin e vendimmarrjes se sa vështirë është të bëhen ndryshime dhe sa shpesh është vështirë të aceptohet roli i grave në këto procese “, tha Qosaj-Mustafa.

Kurse, Nataliya Apostolova, përfaqësuesja e Bashkimit Evropian në Kosovë, tha se çështja e Stabilizim Asocimit është një proces tipik për barazinë gjinore në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ajo tha se ndryshimet nuk duken menjëherë por duhet të jenë objektiva afatgjate.

“Ndryshime të cilat nuk duken menjëherë, por duhet të jenë objektiva afatgjate për të parë se si ndryshimet mund të zhvillohen dhe të balancohen në një shoqëri të barabartë në të ardhmen.”, tha Apostolova.

Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga vlerësoi gjendjen aktuale në Kosovë, si më të mirë se dje, mirëpo, sipas saj, kjo nuk është gjendja në të cilën realisht duhet të jemi.

“Ju jeni shembulli më i mirë për rininë tonë dhe çdo ditë ju dëshmoni se me punë, me besim dhe me shumë zell tej kalohen të gjitha barrierat. Disa nga ju kanë ndërtuar strehimore për viktimat e dhunës, disa nga ju u ka ndihmuar grave të kenë qasje në shëndetësi, në arsim e mbi të gjitha të kenë qasje në tregun e punës. Ju keni ndihmuar mijëra gra të qëndrojnë sërish në këmbët e tyre, të bëhen serish të zonjat të vetes dhe të shërbejnë si një shtylle tmerrësisht e rëndësishme për një familje të shëndoshë. Sot jemi në një pozitë më të mirë se që kemi qenë dje, por nuk kemi arrite ende aty ku ne dëshirojmë të jemi, se ku duhet të jemi”, tha Jahjaga.

Përfaqësuesja Speciale e Sekretariatit Gjeneral të NATO-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Marriet Schurman tha se barazia gjinore arrihet kur gratë përfshihen në të gjitha nivelet vendimmarrëse.

Ndërsa, zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek përmes një video të lansuar gjatë këtij organizimi dha mesazhin e saj se duhet të bëhet shumë punë për barazinë e femrave. Sipas saj, 50 me 50 nuk duhet të jetë vetëm në letër por edhe në praktikë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...