Edhe dy femra në misionin shqiptar në Afganistan

10 Dhjetor 2016 - 15:04      

Në operacionin e NATO-s në Afganistan, “Resolute Support Mission” do jenë të pranishëm edhe ushtarakë shqiptarë, mes të cilëve edhe 2 femra.

 

Forcat e Armatosura nisën kontingjentin e parë të batalionit të dytë të këmbësorisë, i cili do të shërbejë në Herat, nën komandën e forcave të armatosura italiane. Pak ditë më parë një kontingjent i Policisë Ushtarake u nis në Kabul.

“Shqipëria ka një vend të respektueshëm, të njohur dhe me vlerësimet më pozitive. Shqipëria mbetet shpresëplotë dhe e palëkundur të vijojë bashkëpunimin me Italinë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Një tjetër projekt i madh që jemi duke përfunduar me Forcat e Armatosura italiane, është dhurimi i armatimit model NATO, që për vitin 2017, do të plotësojnë të gjitha nevojat e Forcave tona të Armatosura”, tha ministrja Mimi Kodheli.

Ushtarakët shqiptar do të shërbejnë në Komandën e Trajnim – Këshillimit dhe Ndihmës në Herat të Afganistanit, për një periudhë 6 – mujore, nën përgjegjësinë italiane.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...