Kosova e di më së miri çka është shkelja e të drejtave të njeriut, thotë Mustafa

10 Dhjetor 2016 - 14:35      

Sipas kryeministrit Isa Mustafa, qytetarët e Kosovës, si pasojë e okupimit shumëvjeçar, e dinë më mirë se kushdo tjetër se çfarë do të thotë shkelja e të drejtave të njeriut.

“Republika e Kosovës sot, përbën modelin më afirmativ në rajon dhe më gjerë për mbrojtjen kushtetuese e ligjore si dhe respektimin në praktikë të të drejtave të njeriut, në veçanti të kategorive tradicionalisht të diskriminuara. Në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut shpreh krenarinë që Kosova është model i mirë, por edhe përkushtimin e Qeverisë për avancim të mëtejmë dhe eliminim e çdo forme të cenimit të të drejtave të njeriut në shtetin tonë”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook, përcjell Koha.net.

“Republika e Kosovës është e destinuar të jetë model suksesi dhe prijëse rajonale në këtë fushë dhe shumë aspekte të tjera ku vijnë në shprehje vlerat më të larta të humanizmit”, ka thënë ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...