Deri tash në Kosovë kanë hyrë 39 tonë mjete pirotenike

10 Dhjetor 2016 - 13:14      

Mjetet piroteknike dhe fishekzjarrët janë shndërruar në traditë gjatë festat e fundvitit. Megjithëse zhurma e tyre mund të duket interesante dhe argëtuese, për shumëkënd shpeshherë përfundon edhe me pasoja, përfshirë edhe lëndime të rënda.

Më të ekspozuarit ndaj tyre janë fëmijët, të cilët përdorimin e mjeteve piroteknike e kanë pjesë të festës së fundvitit, me çka edhe mjaft prej tyre kanë pësuar në rrethana të ndryshme, transmeton kosovapress.

Këtë vit, nuk dihet nëse për arsye ekonomike, apo të tjera, ka pasur rënie të madhe të importit të mjeteve piroteknike në krahasim me vitet e mëparshme. Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës së Kosovës tha se deri tash janë importuar 39 mijë kilogramë mjete piroteknike dhe fishekzjarrë.

‘’Gjatë fundit të vitit 2016 janë importuar mbi 39.000 kg mjete piroteknike dhe fishekzjarrë. E gjithë kjo sasi ka vlerë monetare rreth 50.000 euro. Këtë vit nuk kemi hasur në raste të tentim kontrabandës së mjeteve piroteknike dhe se nuk ka pasur mjete të cilësisë së dytë’’ tha Stavileci.

Nga ana tjetër, ata të cilët i shohin nga afër pasojat që sjell pakujdesia apo fati i keq në përdorimin e mjeteve teknike dhe fishekzjarrëve, janë padyshim Emergjencat e vendit. Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani, tha se institucionet përgjegjëse duhet të jenë të kujdesshëm në këtë kategori të shitjes, me qëllim që ato në asnjë mënyrë të mos u lihet t’u bien në dorë fëmijëve, të cilët edhe shumë shpesh kanë marrë lëndime serioze.

Ai tregon se në vitin 2010 klinika ka pasur numëron më të madh të të lënduarve nga përdorimi i mjeteve piroteknike, me çka edhe patën marrë fushata vetëdijësuese në bashkëpunim me policinë dhe akterë të tjerë, që së bashku ndikuan ndër vite në uljen e fatkeqësive si pasojë e përdorimit të tyre. Lenjani thotë se ka pasur mjaftë raste kur në Klinikë janë paraqitur me raste me vetëlëndime nga mjetet piroteknike.

“Zakonisht kureshtarë janë fëmijët e vegjël të cilët kërkojnë t’i shkrepin ato dhe nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun i cili mund t’u kanoset, mirëpo ne jemi të interesuar që të paktën njëherë e përgjithmonë, shteti i Kosovës, komuna e Prishtinës, të bëjë ndezjen e fishekzjarrëve në mënyrë të organizuar... Nuk duhet të lejohet që mjetet piroteknike të gjenden në duart e fëmijëve, për shkak se mund të shkaktojnë lëndime serioze ose mund të vetë lëndohen’’, tha Lenjani.

Shefi i Klinikës Emergjente tregon se që nga viti 2010 nuk ka pasur lëndime të cilat kanë quar deri te vdekja e personave si rezultat i përdorimit të mjeteve piroteknike.
‘’Në vitin 2010 është vetëm një rast që ka përfunduar legalisht, domethënë ka qenë i vdekur, ndërsa nga viti 2010 nuk është regjistruar asnjë rast si pasojë e lëndimeve me mjete piroteknike. Zakonisht të lënduarit të cilët marrin shërbime emergjente mjekësore, shpesh herë e fajësojnë vetveten për arsye se pse e kanë përdorur, një pjesë e lëndimeve kanë rezultuar edhe me humbjen e gishtërinjve’’, tha Lenjani.

Destan Mustafa, shef i Divizionit për Armë dhe Eksploziv, ka treguar se këtë vit nga data 19 deri 30 dhjetor do të lejohet përdorimi i mjeteve piroteknike. Ai gjithashtu ka treguar se Ministria e Punëve të Brendshme ka organizuar një fushatë për vetëdijesimin e qytetarëve për përdorimin e sigurt të mjeteve piroteknike.

Ai gjithashtu ka treguar se Ministria e Punëve të Brendshme ka organizuar një fushatë për vetëdijesimin e qytetarëve për përdorimin e sigurt të mjeteve piroteknike.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...