10 Dhjetor 2016 - 08:05
Prishtinë, 9 dhjetor (KD) - Ndërtimi i një muri që do ta mbajë të ndarë pjesën veriore të Mitrovicës prej asaj jugore nuk është ide e re e udhëheqësve serbë të veriut.
Një plan i tillë – me pretendimin se siguria do të arrihet përmes ndërtimit të mureve tek ura mbi lumin Ibër, e cila e ndan qytetin e Mitrovicës që nga fundi i luftës - ka ekzistuar qysh para 15 vjetësh, në vitin 2001.
Në maj të vitit 2001 “Koha Ditore” pati zbuluar planin për ndërtimin e mureve tek ura e Ibrit, të hartuar nga kontingjenti francez i KFOR-it, që duhej të realizohej nga KFOR-i dhe administrata e OKB-së në Kosovë, UNMIK.
Plani i vitit 2001 nuk u jetësua edhe për shkak të ekspozimit të idesë nga “Koha Ditore”, shkruan gazeta në numrin e sotëm.
Por tani, 15 vjet më vonë, autoritetet lokale të komunës së Mitrovicës Veriore, kanë nisur ndërtimin e një muri, që thuhet se është për të ofruar siguri për këmbësorët, ndërsa ‘de facto’ forcon ndarjen e qytetit të Mitrovicës.
Natyrisht, ndërtimi i sotëm në veri nuk është se bëhet sipas planit të vitit 2001. Detajet, bashkë me artikullin e 15 vjetëve më parë mund t’i lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...