BE-ja do të kërkojë që të gjitha autoritetet në Kosovë të bashkëpunojnë me Gjykatën Speciale

10 Dhjetor 2016 - 07:32      

Procesi i zgjerimit dhe paketa e miratuar nga Komisioni Evropian për zgjerimin, sikur edhe raportet individuale të progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë do të jenë temë e diskutimeve të Këshillit të çështjeve të përgjithshme të BE-së të martën në Bruksel.

Nga ky takim, siç shihet nga drafti i konkluzioneve të përgatitura, e të cilin e ka siguruar “Koha Ditore”, pritet të ripërsëritet edhe një herë përkushtimi i BE-së për procesin e zgjerimit, proces i cili do të cilësohet si strategjik dhe i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin e Evropës.

Por do të ripërsëritet se në këtë proces BE-ja do të ketë si pikënisje politikën e kushtëzimit dhe meritat individuale të vendeve të përfshira në të sikur edhe situatën brenda BE-së.

Një porosi e tillë është e rëndësishme dhe BE-ja do ta shfrytëzojë për të çuar mesazhin se, edhe pse nuk duket në sipërfaqe se është prioritet në këto momente, nga zgjerimi nuk hiqet dorë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...