
10 Dhjetor 2016 - 06:45
Gjykata Kushtetuese u ka dhënë të drejtë atyre, në refuzimin për t’iu bindur një rregulli qeveritar për t’iu nënshtruar procesit të klasifikimit të vendeve të punës, shkruan sot Koha Ditore.
Kushtetuesja, në një vendim që e ka publikuar të enjten, ka gjetur se, në raport me institucionet e pavarura, Qeveria ka shkelur nene në dy kapituj të Kushtetutës.
“Qarkorja administrative nr. 01/2016 për klasifikimin e vendeve të punës dhe Katalogun e vendeve të punës në Shërbimin Civil, e nxjerrë nga Ministria e Administratës Publike, në tërësi cenon pavarësinë e institucioneve të pavarura të parapara me Kushtetutë, dhe është jokushtetuese në raport me ato institucione të pavarura”, thuhet në verdiktin e gjykatës.
Qeveria e këtij mandati është gjetur edhe në një shkelje tjetër kushtetuese... (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...