AAK e do Mustafën në interpelancë, e Tahirin të shkarkuar për murin [video]

9 Dhjetor 2016 - 19:07      

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pritet të japë përgjegjësi para Kuvendit për murin në veri të vendit.

Kryeministrin në interpelancë e ka ftuar partia e Haradinajt, raporton KTV.

Kryetar i GP të AAK-së Pal Lekaj thotë se kryeministri e ka të obliguar t’i përgjigjet thirrjes për interpelancë. Bashkë me arsyetimin, AAK-ja ka bashkangjitur edhe 6 pika të rezolutës.

E para kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Ministres për Dialog, Edita Tahiri.

Që të ndërpritet dialogu me Serbinë, deri sa Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të merren të gjitha masat që muri të rrënohet, të merren masat të mos ndryshohet plani i rivitalizimit të urës, Qeveria të kujdeset që rivitalizimi të përmbajë të gjitha elementet që i ka pasur dikur ura, si dhe të bëhet e mundur që sa më parë qytetarët të kthehen në pronat e tyre në dy pjesët e Mitrovicës.


AAK e do Mustafën në interpelancë, e Tahirin të... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...