Pritet ridajznim i murit, s’bëhet llaf heqja e tij [video]

9 Dhjetor 2016 - 19:03      

Muri afër 2 metra që u ndërtua në Mitrovicë duket të jetë jashtë zonës së projektit të BE-së për rivitalizim të urës së Ibrit.

KTV-ja ka mësuar nga burime të afërta me ngjarjen se sipas matjeve gjeodezike muri nuk e kalon rrezen e projektit të BE-së dhe hyn në zonën e projektit për renovimin e shëtitores në rrugën Mbreti Peter që po e bën Komuna e Mitrovicës së Veriut.

Muri pritet vetëm të ridizajnohet e jo të rrënohet plotësisht.

Renovimi i kësaj rruge është projekt i ndarë me këtë të Bashkimit Evropian dhe është duke u kryer nga Komuna e Mitrovicës Veriore.

Ndërkohë, Maja Kocijanciq zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, ka thënë se muri që u ndërtua afër urës së Ibrit në pjesën veriore të Mitrovicë, do të lidhë unazën me zonën e këmbësorëve.

“Nuk do të jetë mur, por një shkallë që lidhë unazën me zonën e këmbësorëve. Gjatë bisedimeve të djeshme palët ranë dakord se do të ngrihen shkallët që sigurojnë lirinë e lëvizjes nga njëra anë në tjetrën”, ka thënë ajo duke shtuar se Bashkimi Evropian do të monitorojë me kujdes zbatimin e kësaj Marrëveshjeje.


Pritet ridajznim i murit, s’bëhet llaf heqja e... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...