Demolli në Kroaci shpreh aspiratën e Kosovës për t’u bërë pjesë e NATO-s

9 Dhjetor 2016 - 17:25      

Në kështjellën e qytezës Trakoshqan të Kroacisë është duke u mbajtur takimi i Ministrave të Mbrojtjes së Kartës së Adriatikut A5 –SHBA.

Në këtë takim po merr pjesë edhe ministri i FSK-së Haki Demolli.

Synimi i takimit ishte që të avancohet bashkëpunimi rajonal me fokus në zhvillimin dhe vlerësimin e aktiviteteve të A-5 gjatë drejtimit të saj nga ana e Kroacisë për vitin 2016.

Demolli në fjalën e tij shprehu edhe njëherë aspiratën e Republikës së Kosovës për integrime rajonal dhe në NATO, gjithashtu ai kërkoi nga të gjithë anëtarët e A-5 për mbështetje në anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut A-5 SHBA.

Gjatë kësaj konference Ministri Demolli pati takime bilaterale me përfaqësuesin e SHBA-ve, Michael Carpenter.

Në takim u vlerësua lart bashkëpunimi i ngushtë në të gjitha sferat me SHBA-të, e në veçanti në fushën e ndihmës për zhvillimin e FSK-së por edhe për procesin e transformimit të FSK-së në FAK.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...