Kosova e Hungaria javën tjetër nënshkruajnë një sërë marrëveshjesh

9 Dhjetor 2016 - 16:03      

Prishtinë, 9 dhjetor – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, me të cilin ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe aranzhimin final të një sërë marrëveshjesh që do të nënshkruan në këtë fushë gjatë vizitës së ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó, javën që vjen.

Ministri Szijjártó do të qëndrojë në Kosovë javën që vjen dhe do të pritet nga ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj. Ai do të zhvillojë takime edhe me krerët më të lartë të shtetit, presidentin, kryetarin e Kuvendit dhe kryeministrin.

Ministri Hoxhaj e falënderoi ambasadorin Markusz për përkrahjen e Hungarisë në procesin e integrimeve evropiane të Kosovës dhe në shtetndërtimin e brendshëm.

Po ashtu, u diskutuan edhe një sërë çështjesh për forumin e përbashkët ekonomik mes dy vendeve që do të mbahet në muajin prill të vitit të ardhshëm.

Në këtë takim të dy palët u dakorduan që vitin e ardhshëm të realizohet një takim i komisionit të përbashkët për bashkëpunim ekonomik mes Kosovës dhe Hungarisë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...