Kelmendi kërkon nga USAIDI mbështetje për kompanitë e reja

9 Dhjetor 2016 - 15:36      

Prishtinë, 9 dhjetor - Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi priti sot përfaqësuesit e Misionit të USAID-it, kryesuar nga drejtori James Hope.

Me këtë rast zëvendëskryeministri Kelmendi falënderoi USAID-in për të gjithë mbështetjen që kjo organizatë ka bërë në shumë procese në Kosovë, sidomos në ndihmesën e dhënë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Zëvendëskryeministri Kelmendi ka shprehur përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin me USAID-in. Ndër të tjera, zëvendëskryeministri Kelmendi prezantoi problemet kryesore të ekonomive të reja, por edhe sfidat me të cilat ballafaqohen prodhuesit e sektorëve të ndryshëm në Kosovë.

“Dua të dinamizoj disa punë që po mendoj se janë pak më të ngadalshme. Andaj kërkoj nga ju që të bashkëpunojmë edhe më tutje për të ndihmuar kompanitë e reja, prodhimtarinë, në përgjithësi zhvillimin ekonomik të Kosovës”, tha zëvendëskryeministri Kelmendi.
Drejtori i Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, ka theksuar se zhvillimi ekonomik dhe rritja ekonomike janë ndër pjesët më të rëndësishme të punës që bëjnë.

“Synimi ynë është që të mbështesim qeverinë, por edhe sektorin privat dhe ndërmarrësit në tejkalimin e shumë sfidave, ndër të tjera edhe për qasje në kredi” tha z. Hope.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...