Shfuqizohet marrëveshja e MPB-së dhe Postës për instalim të sporteleve të pagesave

9 Dhjetor 2016 - 15:15      

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka marrë vendim për shfuqizimin e marrëveshjeve në mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe komunave të Kosovës me Postën e Kosovës për instalimin e sporteleve të saja për ofrim të shërbimit të pagesave.

Sipas njoftimit të Autoritetit, pas shumë ankesave dhe shqetësimeve nga Institucionet Financiare Jo Bankare, Autoriteti me detyrë zyrtare ka filluar shqyrtimin paraprak të hetimit, me që rast është konstatuar se ka ç’rregullim dhe kufizim të konkurrencës në treg, transmeton kosovapress.

”MPB dhe Komunat e ndryshme kanë lidhur Marrëveshje Bashkëpunimi me Postën e Kosovës për ofrimin e shërbimit të pagesave, duke i ofruar hapësira publike për ofrimin e këtyre shërbimeve. Për pasojë me këto veprime institucionet e lartpërmendura, pa mekanizma të përcaktuar ligjor, kanë instaluar sportelet e Postës së Kosovës dhe operator tjerë ekonomik pa procedura konkurruese në objekte publike duke i favorizuar ato. Komisioni ka vlerësuar dhe konstatuar se këto Marrëveshje/Kontrata janë lidhur në kundërshtim me nenin 4 (Marrëveshjet e ndaluara), paragrafi 1.4 i Ligjit Nr. 03/L-229 për Mbrojtjen e Konkurrencës”, thuhet në komunikatën e AKK-së.

AKK ka rekomanduar autoritetet publike shtetërore, qendrore dhe lokale, që të ofrojnë kushte të barabarta për transaksione të njëjta me të gjithë operatorët tjerë ekonomik, IFJB-të në tregun relevant, duke i vendosur ato në gjendje konkurruese ndërmjet tyre, përmes mekanizmave ligjor, në respektim të ekonomisë së tregut të lirë, me konkurrencë lojale, të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...