Ngritet aktakuzë shtesë në rastin “Toka”

9 Dhjetor 2016 - 15:11      

Sot, më 9 dhjetor 2016, një prokuror i EULEX-it në PSRK ngriti aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër një të pandehuri për veprën penale të pastrimit të parave.

Kjo aktakuzë, sipas komunikatës zyrtare, ndërlidhet me aktakuzën që ishte ngritur më 3 mars 2016 kundër 23 të pandehurve të tjerë e që kishte të bëjë me 36.45 hektarë tokë shoqërore të përvetësuar përmes një vendimi gjyqësor të paligjshëm.

“Pas kryerjes së veprave predikate, ishin ndërmarrë aktivitete të pastrimit të parave përmes shitjeve mashtruese të parcelave të tokës me qëllim të fshehjes së prejardhjes kriminale të atyre parcelave. PSRK-ja ka kërkuar që këto dy aktakuza të bashkohen”, përfundon komunikata zyrtare.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...