9 Dhjetor 2016 - 14:49
Koordinatori, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, , Nehat Mustafa, vlerësoi lart angazhimin e të gjitha institucioneve në përmbushjen e aktiviteteve që dalin nga kjo strategji (2012 – 2017).
“Gjatë këtij viti është vërejtur një qasje shumë më serioze e të gjitha institucioneve dhe OJQ-ve, të cilat merren me këtë problematikë, por natyrisht që ka edhe shumë punë për t’u bërë”, tha ai.
Sipas zëvendësministrit, Mustafa tha se një kohë të gjatë pothuajse vetëm Policia e Kosovës është marrë me dukurinë e narkotikëve, përfshirë këtu edhe fushatat e vetëdijesimit.
“Tani është momenti që Policia e Kosovës të jetë krejtësisht e fokusuar në luftimin ( zvogëlimin e ofertës), kurse institucionet e tjera, mjekët, sociologët, psikologët, farmacistët, shoqëria civile, personalitetet e shquara të artit e të sportit dhe mediat të jenë më shumë të angazhuara në fushatat e vetëdijesimit (zvogëlimin e kërkesës). Përdoruesit e narkotikëve janë viktima për të cilat shoqëria jonë duhet të ofrojë tretman institucional, prandaj është e papranueshme mbyllja e Qendrës për trajtimin me metadon në Gjilan, në kohën kur synohet zgjerimi i qendrave të cilat ofrojnë këtë tretman”, tha Mustafa.
Mustafa theksoi se Ministria e Shëndetësisë ka qenë e njoftuar që nga fillimi për këtë ngjarje dhe deri më tani nuk ka asnjë veprim për të bërë zgjidhjen e duhur.
“I bëjmë ftesë edhe njëherë Ministrit të Shëndetësisë që të merret më seriozisht me rastin e Gjilanit, aq më tepër që zyrtari i cili e ka mbyllur këtë qendër është njeri nga bashkëpunëtorët e afërt të ministrit”, përfundoi zëvendësministri Mustafa.
Ngritja e kapaciteteve të disa institucioneve, shkëmbimi i informacioneve në lidhje me abuzimin me droga, nënshkrimi i marrëveshjeve bilaterale me shtetet e tjera në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtarë në çështjet penale, fuqizimi i mekanizmave mbështetës të parapara sipas objektivit strategjik, ngritja e kapaciteteve tek institucionet përgjegjëse për raportim (Trajnim shtesë) dhe unifikimi i mënyrës së raportimit tek sekretariati, nxitja dhe përkrahja e projekteve hulumtuese lidhur me dukurinë e drogave, krijimi i data -bazës për grumbullimin e të dhënave për përdoruesit e drogave, rihapja e Qendrës në Gjilan për TMM dhe hapja e qendrave tjera për TMM, si dhe rifunksionalizimi i skanerit për dërgesat komercial në pikëkalimet kufitare, mbesin disa prej sfidave kryesore të identifikuara gjatë vlerësimit dyditor të kësaj Strategjie.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...