9 Dhjetor 2016 - 14:12
Ata ishin dëbuar nga puna, sepse nuk kishin pranuar masat e dhunshme të instaluara nga pushteti okupues serb.
Nënat shqiptare të Kosovës ishin të detyruara të lindnin në shtëpi ose edhe fshehtas në maternitetet e komunave të ndryshme të rrezikuara nga policia serbe.
Duke i parë këto vështirësi u hap Materniteti në kuadër të Shoqatës bamirëse “Nëna Terezë”.
Për ta përkujtuar 20 vjetorin e themelimit të këtij institucioni të rëndësishëm shëndetësor, nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, sot është shënuar kjo datë në të cilin përveç vlerësimit për Maternitetin, u dhanë edhe mirënjohje.
Udhëheqësi i Maternitetit të asaj kohe, Sejdullah Hoxha, tha se kur ekziston vullneti, uniteti, përkrahja, humanizmi dhe profesionalizmi mund të arrihet ajo që është e paimagjinueshme.
“Organizimi po bëhet në 20 vjetorin jubilar me qëllim që të dëshmohet se kur ekziston vullneti, uniteti, përkrahja humanizmi dhe profesionalizmi mund të arrihet ajo që është e paimagjinueshme. Rrethanat politike në Kosovë pas suprimimit të asaj autonomie çfarë ishte u keqësua në atë masë saqë kanosej edhe ekzistenca fizike e qytetarëve, e shqiptarëve...Shëndetësia kosovare e krijuar me mund të madh u gjend në rrethana të reja dhe e papërgatitur për ta tejkaluar këtë gjendje sa e rëndë edhe aq tragjike”, tha Hoxha.
Ata që themeluan organizatën bamirëse “Nëna Terezë”, thanë se gjithnjë është ndjekur parimi i humanistes me të cilën edhe është emëruar shoqata.
“Parimi bazë i Shën Terezës tonë ishte: ‘kudo që jeta është në rrezik aty duhet të jemi një’, kurse ne këtë parim e shndërruam në një betim as të fikur as të koritur... Që Nëna Terezë kulturën e jetës dhe qytetërimin e dashurisë i mori të mos të harrojmë, nga dy frymëzime, nga tradita jonë ilire, arbërore dhe shqiptare, e cila mund të sintetizohet me dy fjalë dhe porosi. ‘Bukë, kripë dhe zemër’; ‘Shtëpia është e Zotit dhe e mysafirit’... Ajo ishte gjithnjë në shërbim të jetës dhe në dhurim të dashurisë, këtë u munduam ta bëjmë edhe në sidomos gjatë diktaturës serbo-sllave”, tha Gjergji.
Ndërsa kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se sot po shënohet një përvjetor i një vepre humanitare dhe historike.
Si pararendëse të kësaj ngjarje Mustafa i ka përmendur sakrificat e popullit shqiptar që nga dëbimi nga puna, rezistenca paqësore, lufta çlirimtare e UÇK-së e deri te shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt.
“Janë vitet të cilat prodhuam kujdesin shëndetësor në shtëpi private nën pronësinë e solidaritet të plotë qytetarë dhe solidaritet kombëtar. Janë vitet e ndërtimit të një shëndeti në një shtet të pavarur në Republikën e Kosovës, ndryshime epokale...Janë vite të cilat në mënyrë më të vrazhdë ne provuam dhunë, e provuam eksodin, vrasjet, plaçkitjet, vitet e rezistencës paqësore, të luftës së UÇK-së, vitet e shpalljes së pavarësisë dhe ndërtimit të institucioneve të Kosovës. Në këtë fokusim vitesh neve sot e shënojmë një përvjetor të një vepre humanitare dhe historike, të një frymëzimi popullor dhe patriotik dhe të një sakrificë sublime”, tha Mustafa.
Materniteti zhvilloi punën prej 8 korrik 1996 deri më 20 mars 1999, kur u mbyll për shkak të bombardimeve të NATO-s.
Në këtë maternitet janë kryer 12 e 489 lindje, 821 ndërhyrje obstetrike dhe gjinekologjike, etj. Në këtë përvjetor u ndan edhe mirënjohje për njerëzit që kontribuuan në atë kohë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...