Ambasadori amerikan dhe shefi i OSBE-së kërkojnë angazhim më të madh kundër korrupsionit

9 Dhjetor 2016 - 14:11      

Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka shprehur edhe njëherë përkushtimin që ai ka për të luftuar korrupsionin në Kosovë.

Delawie në tryezën qendrore Bench Bar: Dita kundër Korrupsionit e Sektorit të Drejtësisë, ka folur për një program që do të zbatohet nga një organizatë amerikane që do të ndihmonte qytetarët, që nuk qëndrojnë mirë ekonomikisht, të kenë mbrojtje adekuate, transmeton Koha.net.

Ndërsa Jean Brathu, Shefi i OSCE-së në Kosovë ka thënë se dëshiron shumë që ky vend, Kosova të jetë vend ku sundon ligji dhe drejtësia dhe sipas tij çdo ditë duhet të ishte dita kundër Korrupsionit e ligji dhe drejtësia duhet të ndahen në mënyre të barabartë.

Brathu ka thënë se lufta kundër korrupsionit është e komplikuar dhe kërkon përkushtim të madh, sidomos nga njerëzit që bëjnë drejtësinë. Shefi i OSCE-së ka bërë me dije se korrupsioni nuk shkakton vetëm dëme monetare, por ka të bëjë me shkatërrimin e integritetit dhe besimit të institucioneve dhe kjo është e barabartë me shkatërrimin e shtetit.

Sipas tij, parandalimi dhe dëmet nuk janë të lehta, por të domosdoshme për secilën shoqëri.

“Seancat gjyqësore duhet të jenë sa më publike dhe të mbyllen vetëm në raste ku është patjetër e domosdoshme”, ka thënë ai.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...